FOTO/ Nis bora e parë në Tiranë

Ka disa ditë që sinoptikanët kanë parashikuar që do bie edhe në Tiranë dëborë. Momenti i shumë pritur erdhi.

Reshjet e dëborës kanë filluar rreth orës 2. Duke qenë se toka është e tharë bora filloi të ngjesë menjëherë.

Vala e të ftohtit që ka prekur Evropën ka mbërritur edhe në Shqipëri ku temperaturat e ulta po shoqërohen edhe më reshje dëborë në të gjithë territorin.

Syri.net ju sjell disa foto të borës së parë në Tiranë.