Prova e vërtetë për Solskjaer, United e pret ferri gjatë 2 muajve të ardhshëm

Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur mjaftë mirë aventurën si trajner i Manchester United, pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet në krye të “Djajve të Kuq”.

Por prova e vërtetë për do të jetë deri në muajin mars, ku Manchester United gjatë kësaj kohe  do të luajë 7 super ndeshje.

Ai në dy muajt e ardhshëm do të luaj kundër Tottenham, Arsenal, PSG (dy ndeshje për Champions), Liverpool, Arsenal dhe Manchester City.

Nëse këto do t’i kaloj me sukses, Solskjaer pritet që në fund të sezonit të nënshkruajë një kontratë afatgjatë.