Nuk e dëshiron askush në skuadër, 3 klubet italiane refuzojnë Balotellin

Pavarësisht se ka ndryshuar, Mario Balotellin nuk e dëshiron asnjë skuadër e madhe në organikën e brendshme.

Edhe pse ka një super menaxher si Raiola, sjelljet e tij e kanë dëmtuar italianin që po e refuzojnë të gjitha skuadrat e njohura.

Emri i tij i është ofruar ekipeve si Bolonja, Parma apo Sampdoria, megjithatë, mediat italiane raportojnë se këto 3 ekipe kanë refuzuar shërbimet e tij.

Pasi ka shpërdoruar pafund shanset e dhëna, sulmuesi, tashmë do t’i duhet të pranojë një ekip të dorës së dytë.