Kronika e ZDF, reagon Berisha: Jehona botërore e lëvizjes studentore vazhdon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar vëmendjen që mediat ndërkombëtare po i japin protestës së studentëve shqiptare kundër qeverisë. Në një shënim në Fb, Berisha shkruan sot: “Rrjeti televiziv më i madh gjerman, “ZDF”, në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë! Titulli i lajmit ne ZDF: “Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete"!

Të dashur miq, jehona botërore e lëvizjes studentore vazhdon. Televizioni gjerman “ZDF” në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

ZDF” i ka kushtuar kësaj proteste një kronikë të gjatë, ku ka marrë në intervistë studentë dhe analistë, të cilët kanë treguar situatën në të cilën ndodhet protesta.

Në kronikë tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve. Grupin e xhirimit të “ZDF” i ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e tejet te këqija që janë konviktet e studentëve në Shqipëri.

“Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete", ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore,” përfundon Berisha.