Ish-kryeministri: Ramën e ka kapur paniku nga Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, përballë gazetares Beti Njuma, ka komentuar edhe deklarata e Ramës mbi kreun e opozitës Lulzim Basha.

Berisha tha se Ramën e ka kapur tmerri nga Lulzim basha. Sipas tij deklarata e Ramës lexohen qartë se të e ka kapur paniku.

‘Ramën e ka zënë frika nga Lulzim Basha. Ai thotë se me Bashën ndihet komod, por në të vërtetë atë e ka kapur tmerri nga Lulzim Basha’, deklaroi Berisha.