FOTO/ Menduat se Enca prezantoi të dashurin? Këngëtarja heq çdo dyshim

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia gjen gjithnjë një mënyrë që të flitet për të.

Këtë herë ajo publikoi në rrjete sociale një foto, ku shfaqej sëbashku me një djalë, të cilit i kishte mbuluar fytyrën me emojin e një babagjyshi.

Menjëherë ajo ka marrë komente të shumta me idenë se djali ishte i dashuri i saj. Por më pas Enca ka reaguar përmes një tjetër story në rrjete sociale, duke theksuar se asnjëherë nuk do ta ekspozonte lidhjen e saj.

“Ju ujqër, edhe kur të kem të dashur, unë nuk do e postoj kurrë atë në “Instagram”. Vajza ruani mashkullin tuaj”, - shkruan këngëtarja. 

Duket se Enca do të vijojë të jetë hermetike sa i përket historive të saj të dashurisë.