Kujdestarja nuk i kushton vëmendje, fëmija humbj jetën në mënyrë tragjike

Një foshnje ndërroi jetë më 14 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të neglizhencës së kujdestares. Babai Steve Opar mori një telefonatë nga fqinja rreth orës 5 të pasdites duke i treguar se djali ishte mbytur me ushqim.

I tronditur nga lajmi, ai i kërkoi fqinjës që ta dërgonte vogëlushin me urgjencë në spital dhe telefonoi gruan që të shkonte atje.

“Ai ishte djali im i vetëm, prandaj Jayden ishte gjithçka për mua. As nuk e festuam ditëlindjen e tij të parë, që do të vinte pas një muaji. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për jetën time”, tregoi Steve.

Pas lajmit të dhimbshëm, ai me bashkëshorten shkuan në shtëpi dhe vunë re se kujdestarja 23-vjeçarja nuk ishte aty, prnadaj nisën dyshimet. Ajo kishte dy muaj që punonte me ta.

Fqinja i tregoi se i biri 16-vjeçar kishte vënë re gjendjen serioze të vogëlushit dhe i kishte treguar së ëmës.

“Shkova menjëherë në shtëpi dhe pashë kujdestaren duke parë televizor. Kur e pyeta se ku është fëmija, ajo më bëri me shenjë dhomën. U trondita kur pashë vogëlushin duke qëndruar në krevat me shpinë dhe pastaj telefonova prindërit”, tregoi fqinja, Naomi Wambui.

Kujdestarja është arratisur dhe vijon të jetë në kërkimin e policisë.