FOTO/ Kjo është gjetja e ditës në protestën e studentëve

Sot ashtu siç ishte paralajmëruar është zhvilluar protestë masive në Tiranë përballë kryeministrisë, ku studentët kanë vazhduar me bojkotin e mësimit edhe pas pushimeve të fund vitit.

Prej ditësh studentët na kanë befasuar në krijimtarinë e tyre dhe mënyrën e të protestuarit, ku gjetja e ditës mund të quhet padyshim kjo ‘paketë’

Paketa mban vulën e Kryeministrisë, në sfond ka dhe piktura të Ramës, teksa si mesazh përcjell: Dialogu me KM dëmton rëndë veten dhe njerëzit rreth teje.

Shpjegimi i paketes:

Logoja e Kabinetit të Qeverisë është përdorur si prodhues i paktës.

Logoja PAL “Paketa e Arsimit të Lartë” është emërtimi i paktës së Kryeministrit, prandaj kemi përdorur paketën si objekt për të përçuar mesazhin.

Piktura e kompozuar në të djathë të paketës është pikturë e Ramës.

Pjesa anësore në të majtë të paktës është kompozuar barkodi PAL + 8 numrat = 8 Kërkesat tona.

Ndërsa tek përmbajtja në pjesën anësore të djathtë janë:
NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8%

Katran + Rama= 50 % KatRAMA

Ministri + Oksid Karboni = Minioksid Karboni 9% Për 9 ministrat e hequr

Nivele toksike = 35.2%

/Ariglon Pali/Syri.net/