VIDEO/ Studentët para Kryeministrisë, Policia kontrollon godinat e fakulteteve

Në një kohë kur studentët kanë bojkotuar mësimin dhe protestojnë përpara Kryeministrisë, policë me dhe pa uniforma kanëkontrolluar godinat e mbetura bosh.

Pamjet e mëposhtme janë regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë, denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. “Ja se si Narkos me uniformë, përdhosin tempullin e universitetit, konkretisht, mjediset e FAU!” shkruan Berisha.