Gjobitet se përshëndeti kolegët me 'Allahu Ekber'

Gushtin e kaluar Orhan E. u gjobit prej policisë zvicerane të qytetit Schaffhausen, pasi kishte përshëndetur mikun e tij me fjalët “Allahu Ekber”, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Akuza: Ngacmim i shqetësimeve publike. Këto fjalë atij i kushtuan 150 franga gjobë dhe 60 franga shpenzime juridike.

Kalimtarët nuk mund ta kuptojnë reagimin e policisë. Për shembull, 33-vjeçari Sandro thotë: “Po ashtu, themi `hello`, e cila ka një lidhje fetare. Ne nuk do të shqetësohemi as për këtë. Në këtë kuptim, veprimi më duket mjaft i panevojshëm”.

Për Jannis, 25 vjeç, shprehja është negative. Megjithatë, ai gjobën e sheh të gabuar: “Allahu Ekber” do të thotë që ‘Zoti është i madh’, dhe nuk mund të gjobitet për shkak se nuk është një fjalë e ndyrë”.

Mësuesja e shkollës së mesme, Lisa, 29 vjeçe, është e mendimit se nuk mund të hidhet i gjithë Islami në të njëjtën tenxhere dhe nuk mund të quhen të gjithë myslimanët terroristë. “Megjithatë, unë mund ta kuptoj se përshëndetja mund të shihet si një provokim”.

Diskutimet për fetë janë gjithmonë një temë e ndjeshme për Fabianin, 24 vjeçar. Kufijtë e lejuar dhe jo të lejuar janë shumë të ndjeshëm: “Unë mund t’i kuptoj mirë të dy palët. Eksitim i njeriut dhe reagimi i policisë në kohën e sulmeve, janë të kuptueshëm”.

“Askush që e njoh unë nuk e përdor fjalën `Allahu Akbar`si një përshëndetje, nuk do të kishte kuptim”, thotë myslimani Omer K. Në bisedë me kolegët, formula vjen më së shumti me një shaka. “Ashtu si kur unë i pyes kolegët e mi, se ku duhet të shkojnë tjetër në pushim dhe ai përgjigjet "Mekë" dhe ne të dy themi "Allahu Ekber" dhe për këtë qeshim”.

Por edhe K. do të ndihej keq, po që se ndokush në qytet do të bërtiste “Allahu Ekber”. Megjithatë, ai gjobën e sheh si të ekzagjeruar, informon Albinfo.ch.

“Djaloshi nuk kishte qëllim të keq, nuk ka bërtitur, por vetëm se ka përshëndetur kolegët e tij – për aq kohë sa ai nuk e dëmton askënd, ajo duhet të vazhdojë të jetë e mundur”, thotë K.

Edhe myslimani zviceran Hayrettin A. gjobën e sheh si të ekzagjeruar. Për të përmbushur veprën e shqetësimit publik, është dashur të shqetësohen më tepër persona nga deklarata e E. Megjithatë, ai pranon: “Termi `Allahu Ekber` ka konotacion negativ në kulturën perëndimore”.