VIDEO/ Studentët me këngë: Koka në Stamboll, trupi në Janinë, të shtrinë Edi Rama, të shtrinë!

Studentët protestues të  universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit i janë drejtuar Tiranës me autobuzë për t’iu bashkuar shokëve të tyre përpara Kryeministrisë.

Sikurse shihet në një video të publikuar prej tyre, ata kanë përshtatur vargjet e një kënge shumë popullore për t’i dërguar një mesazh  të pastër Kryeministrit, largimin e tij nga posti.

Koka në Stamboll,

Trupi në Janinë,  

Të shtrinë Edi Rama, more,

O Edi Rama, të shtrinë! - thonë vargjet e tyre.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me këtë shënim:“Grevë e përgjithshme e studentëve të Shqipërisë! Universiteti i Elbasanit në protestë dhe grevë! Lexoni mesazhin e studentit dixhital!” – shkruan ish-kryeministri.

"Jam student në Elbasan. Sot studentët e Elbasanit do të jenë në protestë dhe bojkot përkundër kërcënimeve të shumta, që po u vijnë studentëve dhe pedagogëve. Doja t’ju vija në dijeni për këtë gjë. Ju faleminderit dhe ju përshëndes.”/ar.sh/SYRI.NET