FOTO/ Prifti çan dëborën në Korçë, ka një detyrë për të kryer

Dëbora e dendur në fshatrat e Korçës ka bllokuar rrugët dhe ka ngrirë ujrat në lumenj e përrenj. Prifti ortodoks i kishës nuk është tërhequr nga detyra e tij, hedhja e shënuar e  kryqit në ujë dhe ka çarë dëborën për ta kryer deri në fund. Një grup të rinjsh besimtarë e kanë shoqëruar dhe kanë guxuar edhe ta nxjerrin kryqin e hedhur në ujin e ngrirë. Kryqin e gjeti i riu Llazar Foto.