Adnan Januzaj reagon për fitoren e papritur ndaj Real Madridit

Real Madridi u mposht dje në shtëpi me rezultatin 2-0 nga skuadra e Adnan Januzajt, Real Sociedad.

Sulmuesi anësori me origjinë kosovare luajti 90 minuta në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

“Fitore e mirë për fillimin e vitit 2019”, ka shkruar Januzaj në Twitter.

23-vjeçari këtë sezon ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar dy asiste në 10 paraqitjet e tij.