Rrëfehet aktorja turke: Kam filluar të bëj si Xhenet edhe në jetën e përditshme

Aktorja turke Almila Ada ka fituar vëmendjen dhe dashurinë e të gjithëve me rolin e saj si “Xhenet” në serialin me të njëjtin titull që transmetohet çdo pasdite në TV Klan. Në një intervistë së fundmi, 24-vjeçarja ka treguar se roli si Xhenet ka ndikuar aq shumë tek ajo saqë edhe në jetën e përditshme ka filluar të flasë dhe të veprojë si në rol.

Almila ka treguar gjithashtu se prindërit e saj e kanë pëlqyer shumë rolin e Xhenet dhe i ka tërhequr vëmendjen fakti që ajo është shumë e fuqishme përballë pengesave që i sjell jeta. “Kur lexova skenarin e serialit, karakteri i Xhenetës ndikoi shumë tek unë. Që atë ditë çdo mëngjes shkoja në xhirime me dëshirë.

Xhenet ka një jetë të vështirë. Ajo është rritur nga gjyshja dhe nuk i ka parë prindërit. Padrejtësitë që i bëhen Xhenetës janë shumë të dhimbshme. Por ajo nuk dorëzohet. Ka shumë fëmijë si Xhenet që braktisen nga prindërit.

Pas xhirimeve kam folur me prindërit e mi. Ata më motivuan për të parë sa e fuqishme është Xhenet. Unë fillova të flisja dhe të veproja si në rol edhe në jetën e përditshme dhe të gjithë ma thonin këtë”-është shprehur Almila Ada që luan rolin e “Xhenet”./revistawho