Studentët ja ‘qepën’ gojën Ramës….
Rama, i ulur në tepsi i vetëm, s’qeveris dot që kur ka marrë timonin me vota të blera në vitin 2017.
Skandalet e kanë shoqëruar qeverisjen e tij prej mëse 18 muajsh…
Rama e ka të pamundur të justifikojë ndërtimin e vilës luksoze në Surrel…
Rama nuk është në gjendje ti përgjigjet pyetjeve për llogaritë bankare off shore në parajasat fiskale.
Rama e ka të pamundur të tregojë përse PPP i fitojnë kompani të fshehura në parajsat fiskale…
Rama nuk mund të tregojë përse Banka e gruas së tij mban të fshehur aksionerët….
E tjerë e tjerë….
Protesta studentore e dhjetorit 2018 tronditi fuqimisht themelet e godinës së kalbur të qeverisjes së tij.
Rama, pasi kishte dëbuar nga qeveria Tahirin, Kodhelin, Beqaj, shkarkoi edhe 7 ministra të tjerë.
Largimi i 10 ministrave praktikisht e rrëzoi Rilindjen. Pasi kishte eleminuar PS…
Rama, lakuriq përballë studentëve filloi harakirin me maskën e “dia-monologut”….
Por studentët ja grisën edhe këtë maskë…
Konkretisht, studentët inteligjentë, të ndershëm dhe të pakomprometueshëm ja përplasën në fytyrë të gjithë mashtrimet për realizmin e 8 kërkesave:
- Nëse qeveria Rama paska qënë e suksesshme atëherë përse janë shkarkuar 10 ministra, deri dje të sukseshëm…dhe nëse ministrat e shkarkuar kanë pasur probleme me realizimin e objektivave qeverisës, atëhëre përse ministrja e arsimit është zëvëndësuar me zëvëndësministren…?!
- Pa shfuqizuar ligjin e arsimit të lartë realizimi i 8 kërkesave është një gënjështër e madhe….
- Përgjigja për realizmin e kërkesave studentore me vendime qeverie është mashtrim; studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre duhet të miratohen në kuvend përmes ndryshimeve ligjore…
- Deklarata e Ramës për përgjysmimin e tarifave për studentët dhe për cështje të tjera financiare është hilja e rradhës e Ramës përderisa qeveria dhe parlamenti nuk i ka pasqyruar këto ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2019…
- Prandaj studentët s’pranojnë dialog me një person që mashtron dhe gënjen…
- Këto argumenta të artikuluar nga studentët i kanë “qepur” gojën kryeminsitrit gojështhurrur…
Syri.net/ 6 janar 2019