", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Nuk do ta besoni! Renato tregon sa pjata ka thyer në emision, dhe nga e mori këtë zakon

Hell’s Kitchen mbylli mbrëmë me sukses sezonin e tij të parë. Programi i i cili arriti të tejkalonte dhe pritshmëritë e vetë Renato Mekollit, ka qene shume i disktuar dhe ka nxitur shume reagime sidomos nëpër rrjete sociale.

Për disa kohë “specat”, “qimja” deri te pjatat e thyera u kthyen në meme e batuta nga ndjekësit. Por nëse ndonjëherë keni pyetur veten se sa pjata ka thyer gjithësej “shef Renato” gjate këtij sezoni, kuriozitetin na e ka shuar vetë ai.

Në një shkrim në faqen e tij të web-it, Renato ka zbuluar se ka thyer plot 412 pjata gjatë programit te gatimit. “Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: sa pjata u thyen? Kuriozitetin po ua shuaj sot më në fund. Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata.” -shkruan ai në www.renatomekolli.com.

Më tej, shefi i famshëm i kuzhinës ka treguar edhe se nga e marrë fiksimin e thyerjes së pjatave.

“Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk” -mbyll shkrimin Renato.

Për ta bërë më të qartë panoramemën e gjithë kësaj tradite greke, ai ka postuar ne profilin e tij në Instagram edhe një video, ku shihet duke festuar në një buzuk.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ja nga e kam marrë thyerjen e pjatave ???????? Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell's Kitchen: sa pjata u thyen? Kuriozitetin po ua shuaj sot më në fund ???? Kliko në www.renatomekolli.com dhe mëso se sa pjata janë thyer.Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë ???? Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk ???? Ju dua ? Shihemi së shpejti ????

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on