Pamje spektakolare! Ngrin liqeni tek Kopshti Zoologjik në Tiranë...

I ftohti siberian ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, duke sjell temperature mjaft të ulta. Për shkak të rënies së temperaturave nën zero gradë, ka ngrirë edhe një pjesë e liqenit tek Kopshti Zoologjik, duke krijuar pamje mjaft të bukura.

Siç shihet edhe në videon dhe fotot e mëposhtme të Syri.net, liqeni i vogël brenda Kopshtit Zoologjik është i ngrirë, ndërkohë që pata, mjelmat dhe rosat qëndrojnë mbi akull.

Për më shumë shihni fotot dhe Videot: