Dardha e ka gishtin prapa

Sa nisi dëbora më shkoi mendja te skitë. Go,Gimo drejt Dardhës. E pas tre orësh mbérrita te kthesa mbi Boboshticë.

-Ke zinxhirë?- më pyeti polici.

-Jo,pse duhen?

-Të ngjitesh lart në Dardhë.

-S’ka buldozerë dëbore,apo kripë?

Nuk mora pérgjigje. Më bëri me shenjë prapakthehu dhe po merrej me makinat e tjera.

-Ikim në Voskopojë,-tha gruaja.

Pas gjysëm ore një polic në Voskop na pyet:

-Për ku?

-Për Voskopojë. Ja skitë ku i kemi.

-Po zinxhirët?

Na ktheu mbrapsht.

-Ikim në Popova Shapka,mbi Tetovë,-propozoi gruaja.

Ashtu bëmë. Ecëm mes malesh me dëborë,por me rrugë të çelura. Arritëm në Tetovë,askund policë. Pa zinxhirë u ngjitëm deri 2.200 metér mbi nivelin e detit. Anash dëbora afér dy metra. Rruga mes bardhësisë e hapur krejt.

Shkuam te pista e skive dhe sa do bëja rrëshqitjen e parë,i thashë gruas:

-Më erdhi keq që dëbora në Shqipëri quhet mënxyrë dhe dramë. Pa zinxhirë jemi majë maleve,më lart se ato të Shqipérisë. Pér një makinë kripë e për pak kujdes po kthehemi te shprehja “Dardha e ka gishtin prapa.”

Ndenja tre ditë me plot e plot shqiptarë dhe lamë atje eurot që donim t’ja jepnim me zemër Dardhës,Voskopojës a Shishtavecit...