Paloka: Nga kllouni Kryeministër kuptuam, që gruaja e tij qenka më kursimtare se mami i Veliajt

Pas daljes në emisionin televiziv të Ermal Mamaqit të kreut të qeverisë ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale nga përsonalitete të politikës, artit dhe të kultrës.

Njeri nga këtë është edhe deputeti demokrat Edi Paloka i cili duke komentura deklarimet e Ramës për pasurinë dhe shtëpinë në Surrel, në një shënim në faqen e tij në facebokk ai shkruan se, “Njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan, që në këto raste qëllon edhe kursimtare, edhe nikoqire”.

“Çfarë kuptuam nga kllouni që kemi për Kryeministër është se gruaja e Edi Ramës qenka më punëtore dhe më kursimtare se mami i Erion Veliajt”, shkruan ai.

Ja postimi i plotë i Palokës

Jo shumë larg në kohë, një dokument i brendshëm i OSBE-së, e rendiste Edi Ramën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si një nga politikanët më të pasur në Europë me një pasuri të fshehur 200 milionë euro.

Damka e një njeriu që jeton në luks iu rikthye ditët e fundit me oxhakun 18 mijë euro që ngrohte studion e punëve të tij private dhe me shtëpinë superluksoze në Surrel.

Njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan, që në këto raste qëllon edhe kursimtare, edhe nikoqire.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë.

Tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja, dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë e paska ndërtuar me kursimet e gruas.

Çfarë kuptuam nga kllouni që kemi për Kryeministër është se gruaja e Edi Ramës qenka më punëtore dhe më kursimtare se mami i Erion Veliajt.