Mbi gjashtë orë pritje në pikëkalimin e Merdares

Po vazhdojnë edhe sot pritjet e gjata për mërgimtarët në pikëkalimet kufitare, me theks të veçantë në Merdare.

Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin  Kufitare, pritjet janë deri në 6 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova.

Përderisa kolona të gjata janë krijuar edhe nëpër pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, si te Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Mutivodë.

Këto kolona po vazhdojnë tash e sa ditë ku  mërgimtarët po ballafaqohen me pritje të gjata  në këto ditë të ftohta dimri.