Moti, një tjetër masë ajrore nga Arktiku i i afrohet Shqipërisë
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një tjetër impuls i masave ajrore me origjinë Arktike të cilat në fillimin e javës do ti afrohen territorit të Shqiperisë duke ifluencuar rënie të temperaturave.
Dita e die,l 6 janar 2019 , moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe Jug të vendit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -8/2°C
Zonat e ulëta -2/10°C
Zonat bregdetare 2/11°C
E Diel 06 Janar 2019
Kosova për ditën e Diel dt 06 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C në mëngjes deri në 3°C gradë Celcius në mesditë.
E Hënë 07 Janar 2019
Fillimi i javës dt 07 Janar 2019 vendi ynë do të preket nga rryma ajri shumë të ftohta, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.
Temperaturat min dhe max:Zonat malore -12/-3°C
Zonat e ulëta -4/7°C
Zonat bregdetare -1/8°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari