", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Sanchez bëhet 'trajner' i Man.United, shikoni çfarë i bën Solskjaer!

Alexis Sanchez ka bërë një paraqitje të mirë me ekipin e Manchester United në ndeshjen e fituar kundër Reading në Fa Cup.

Sulmuesi kilian arriti të dhuronte edhe një asist për Lukakun i cili shënoi golin e dytë për ‘Djajtë e Kuq”.

Por në minutën e 64-të ai është zëvendësuar nga Rashford. Ai pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë.

Sanchez ka ngatërruar stolin, ku në vend të ulej te ajo e futbollistit, ka zënë vendin e Solskjaer.

Ky i fundit e ka marrë me të qeshur edhe i ka kërkuar që të ulet te vendi ku i përket.