VIDEO/ Nis terrori policor, pengohen studentët e ekonomikut të futen në Fakultet

Një incident ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet.

Disa studentë kanë shkuar pranë Fakultetit për të bërë një mbledhje që lidhet me protestën që do të rifillojë të hënën e 7 janarit.

Studentët kanë thënë se tek porta e Fakultetit janë mbledhur disa forca policie dhe nuk po i lejojnë të futen në Fakultet për të zhvilluar mbledhjen.