VIDEO/ Ndeshja e fundit me Chelsean, e pabesueshme çfarë bën Frabregas nga penalltia!

Me Monacon që po pret përfundimin e takimit të FA Cup për të firmosur me Cesc Fabregas, ky i fundit ka bërë gafën e jetës te Chelsea. 

31-vjeçari ka pasur shansin e artë për të kaluar në avantazh "Blutë", por përballë portierit të Nottingham Forest ka bërë të pabesueshmen. Pas gjysëm ore loje, Loftus-Cheek fitoi një penalli, e Fabregas mori përsipër ekzekutimin. 

Por qetësia, ajo që duhej të mbizotëronte te spanjolli u kthye në një makth për të. Fabregas goditi, por sfera u devijua në këndore nga portieri mik. Gjithsesi, kjo goditje nuk mund të ndikojë te fati i të ardhmes së tij, i cili është i destinuar të vijoj në Ligue 1 me fanellën e Monaco.