Koincidenca historike/ ‘Meshari’ dhe ‘RD’ me të njëjtën ditëlindje

Si sot 28 vite më parë në Shqipëri do të lindte i pari zë opozitar kundër diktaturës komuniste.

Gazeta Rilindja Demokratike do të ishte i vetmi zë ndryshe në ato ditë zhvillimesh të mëdha, kur në Shqipëri mbërriti demokracia.

Sot Rilindja Demokratike feston 28 vjetorin dhe koincidenca ka bërë që gazetarë e parë opozitare dhe libri i parë në Shqip, Meshari i Gjon Buzukut të kenë të njëjtën datë të lindjes.

Këtë fakt e ka zbuluar me një postim në Facebook, gazetari Ilir Nikolla:

Sot përvjetori i librit të parë shqip dhe i fjalës së lirë në Shqipëri. Më 5 janar 1555, Dom Gjon Buzuku përfundoi se shkruari Mesharin famëmadh, kurse me 5 janar 1991, doli RD, gazeta e parë opozitare në Shqipëri (krenar që kam qenë pjesë e asaj redaksie për disa vjet).

Një përvjetor që thërret për aktivizëm!