Zola, Moratës: Nuk po luan për Southampton ose Brighton

Alvaro Morata duhet të përballet me pritshmëritë dhe presionin që ka në Chelsea, sipas Gianfranco Zolas.

Morata ka shënuar vetëm pesë gola në këtë stinor të Premierligës, dhe është lidhur me një largim të mundshëm drejt Milanit dhe Sevillës.

“Duhet të jetë motivuese. Je duke luajtur në Chelsea, nuk je në Southampton ose Brighton, me gjithë respektin për këto dy klube”, ka thënë asistenti i Maurizio Sarrit, Zola.

“Njerëzit presin shumë nga numri nëntë në Chelsea. Ata presin gola dhe paraqitje të mira. Kjo është normale, ai duhet të mësohet me këtë”.

“Nëse shkon tek ndonjë klub tjetër i madh do të jetë e njëjta gjë, nuk mundesh t’iu largohesh përgjegjësive tua në asnjë mënyrë”.