Valon Berisha drejt largimit nga Lazio

Mesfushori shqiptar, i cili luan për Përfaqësuesen e Kosovës, Valon Berisha, mesa duket nuk është ambientuar te Lazio.

Ish-ylli i Salsburg u transferua te skuadra e Simone Inzaghit gjatë verës që lamë pas, por emsa duket nuk po ndjehet mirë.

25-vjeçari ka luajtur shumë pak deri tani, kjo edhe për shkak të një dëmtimi.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Berisha nuk e ndjen veten pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe është gati të kërkojë shitjen nga ekipi i kryeqytetit italian.

Kujtojmë që Lazio e bleu mesfushorin nga klubi austriak për 8 milion euro.