Wanda i vendos kushte Interit, Icardi largohet nëse...

Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit raportohet se ka kërkuar 9 milionë euro pagë në sezon për sulmuesin e Interit, nëse drejtuesit zikaltër dëshirojnë rinovimin e kontratës me argjentinasin.

Por në krahun tjetër klubi i Interit kërkon të heq klauzolën e largimit të lojtarit e cila ishte me vlerë 110 milionë euro e vlefshme deri në korrik.

Sipas “Corriere della Sera”, Wanda Nara ka kërkuar nga Interi që klauzola mund të rritet por jo edhe të hiqet, shkruan SYRI.net.

Kjo tregon se Icardi do ta dyfishonte pagën e tij të tanishme në Inter dhe në këtë mënyrë do të bëhej njëri prej lojtarëve më të paguar në Serie A.

Kujtojmë që prej kohësh Real Madrid kërkon të përfitojë nga ndonjë mosmarrëveshje mes dy  palëve për të transferuar një “xhevahir” si Icardi.