Konfirmohet klubi i ri i Mavrajt, lojtari udhëton drejt Spanjës

Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi tek Arisi i Selanikut.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka mbyllur kontratën me ekipin grek, ndërsa tashmë mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Ingolstadtit që militon në Bundesligën e dytë në Gjermani.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka firmosur deri një kontratë deri në vitin 2020, dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Alikantes në Spanjë, për fazën përgatitore të ekipit.

Mavraj konsiderohet si një përforcim i nevojshëm për mbijetesën.

“Mërgimi sjell te ne cilësitë që na duhen për të qëndruan në ligë dhe të arrijmë objektivin sezonal. Ai është një fitues i vërtetë, e njeh futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh drejtori i komunikimit i klubit të Ingolstadtit, Harald Gartner.