FOTO/ Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018

Si çdo fillim janari, “Globe Soccer Awards” shpërndan çmimet për vitin e kaluar.

Futbollisti më i mirë për vitin 2018 është shpallur portugezi Cristiano Ronaldo.

Ronaldo për vitin 2018 fitoi Champions Leaguen me Real Madridin.

Kujtojmë që sportisti më i mirë u shpall Luka Modric, ndërsa ylli i Juventusit shpallet futbollisti më i mirë nga “Globe Soccer Awards”.

Ronaldo u rendit para Antoinne Griezmann dhe Kylian Mbappe, të cilët vijnë me stofin e kampionit të botës.