‘Fenomeni’: Ju tregoj skuadrën më të fortë për këtë sezon në Serie A

Ronaldo është një vëzhgues i kujdesshëm i futbollit italian, sidomos për bëhet fjalë për Interin.

“Fenomeni” një pjesë të lavdishme të karrierës së rij e ka kaluar si zikaltër të cilët sipas tij duhet të shtrëngojnë fort Icardin.

Gjithashtu Ronaldo kampion bote me Brazilin në vitin 2002, tha se pavarësisht rritjes së Interit skuadra e Juventusit është më e fortë.

“Spalletti është trajneri i duhur për zikaltrit dhe Icardi flamuri i skuadrës. Interi duhet ta shtrëngojë fort sulmuesin. Gjithsesi, në Champions shpërdoruan një mundësi shumë të mirë. Interi është në rritje, por Juventusi duket qartë që është më i fortë sidomos pas transferimit të Ronaldos. Edhe Napoli po bën shumë mirë”, tha ai.