Spektakël në Premier League, 4 gola për 6 minuta

Premier League nuk ka bërë pushim gjatë festave të fundvitit. Madje 2019 ka nisur në mënyrën më spektakolare.

Një spektakël i vërtetë është duke u zhvilluar në ‘Vitality Stadium’, në sfidën mes Bournemouth – Watford.

Besojeni ose jo, pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 3:3.

Katër nga gjashtë golat e kësaj pjese, janë shënuar brenda gjashtë minutave. Diçka historike dhe për tu shënuar si rekord.