FOTO/ Arbër Zeneli në formacionin më të mirë në Holandë

Arbër Zeneli është përzgjedhur në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në kampionatin holandez të futbollit.

Viti 2018 ka qenë i mirë për Arbër Zenelin, si te Përfaqësuesja e Kosovës, ashtu edhe te skuadra e tij në Holandë, Heerenveen.

Në ligën elitare të futbollit holandez ka disa lojtarë shqiptarë, por në formacionin më të mirë është vetëm Arbër Zeneli i Heerenveenit.

23-vjeçari ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet këtë sezon, duke arritur të realizojë edhe 8 asiste, për t’u shndërruar në lojtarin më vendimtar te Heerenveeni.