Historia +18/ '43-vjeçarja është bishë në krevat, por më çmend me veprimet e saj'

Një djalë 22­-vjeçar i cili është dashuruar me një grua 43­vjeçare. Kjo e fundit është e lidhur njëkohësisht me dikë tjetër, gjë që e shqetëson djalin. A e do vërtetë ajo 22-vjeçarin apo po e përdor si lodër për dëshirat e saj seksuale?!

Kjo është dilema e djalit, i cili i shkruan psikologes së “The Sun”:

Letra e djalit:

“Kam takuar një grua me të cilën bëj ‘seancat’ e seksit të egër, e cila ka moshën e nënës sime. Ajo është e mahnitshme, por jeton me një djalë tjetër. U takuam për herë të parë në një lokal, ku unë isha me disa shokë e ajo erdhi me shoqen e saj. Ajo dukej si 30-vjeçe por në fakt ishte 43, ndërsa unë jam 22-vjeç. Sapo erdhi në lokal, m’i nguli sytë dhe nuk m’i hiqte më, dukej sikur donte të më përpinte. Edhe unë e shikoja pasi ishte vërtetë tërheqëse. Ishte e madhe në moshë, por mjaft tërheqëse.

Pas pak ajo na ftoi të shkonim në një klub nate. Ne pranuam dhe siç ishim grup shkuam. Pimë, kërceva me të dhe ia kaluam bukur atë natë. Nuk m’u durua dhe e pyeta nëse ishte e lidhur. Më tha që ka një lidhje me një djalë, por mes tyre gjërat kishin mbaruar.

Atë natë e mora në shtëpinë time. Pasi u ngjitëm në apartament e pyeta nëse donte diçka për të pirë, por ajo ma preu shkurt dhe më tha: ‘Të dy e dimë mirë se çfarë duam’. Pasi e çova në dhomën e gjumit sigurisht që bëmë seks. Asnjëherë s’kam fjetur me një femër të tillë, ishte fantastike.

Pas asaj nate pasionante ne takohemi si “shokë me benefite” dhe ajo vazhdon të jetë e lidhur. Gjatë gjithë kohës më pyet nëse e dua. Unë vërtetë kam rënë brenda me të, por çfarë t’i them kur ajo vazhdon të jetë me dikë tjetër.

Shoku im më thotë se jam budalla dhe se nuk arrij ta kuptoj që ajo më ka si një lodër seksi. Por unë dua që ta vazhdoj lidhjen me të, dua një lidhje normale. Jam shumë konfuz dhe nuk di çfarë të bëj.

Përgjigjia e psikologes:

“Ky nuk është konfuzion, është një risk që po merr përsipër për t’u përdorur dhe për t’u shfrytëzuar nga dikush e në fund sigurisht që do lëndohesh. Nga historia jote unë kuptoj që ti nuk e do vetëm për seks atë, por ajo nuk po jep asnjë sinjal ndarjeje nga i dashuri i saj.

Thuaj që ti do ‘ekskluzivitetin’ e saj ose asgjë tjetër. Jepi një limit kohe dhe shiko se çfarë do të vendosë ajo. Nga vendimi i saj do kuptosh çdo gjë, nëse ajo nuk ndahet atëherë të përdor si lodër, por nëse ajo ndahet atëherë ndjen për ty”.