I ftohti mbërthen Europën

Europa është mbërthyer nga i ftohti dh ngrica në ditët e para të 2019-ës.

Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat pritet të ulen sërish. Në lindje të Europës, Letoni e Estoni, termometri pritet të arrijë deri në -10 gradë celcius.

Mesdheu gjithashtu pritet të preket nga stuhi të forta dhe nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në Turqi e Greqi. Vendi fqinj prej ditësh është mbërthyer nga stuhia Sofia, që ka sjellë shira të rrëmbyeshëm e bllokim rrugësh nga dëbora.