Edi Ramës vetëm oxhaku në studio i kushton 18 mijë dollarë

Edi Rama, fillimisht refuzoi të tregonte për gazetarët dhe shqiptarët se ku i gjeti paratë për të ndërtuar vilën në Surrel.

Më pas doli e tha që vila nuk kushton shumë pasi është ndërtuar me materiale të lira, e në fund doli që vilën-bunkier e kishte dertuar me paratë kur kishte punuar si emigrantë, por duke këmbëngulur sërish se ajo nuk kushtoi shumë.

Por në videon e fundit të xhiruara në shtëpinë e tij për emisionin ‘Xing me Ermalin’, rezulton se Vila e Ramës jo vetëm që ka kushtuar një mal me para, ku vetëm oxhaku në studion e tij kushton jo pak, por 18 mijë dollarë, sa gjysma e një apartamenti 1+1 në periferi të Tiranës.

E vetmja pyetje që kemi për kryeministrin është kush gënjen, Rama apo oxhaku?