Infantino jep lajmin e mirë: Botërori i Katarit me 48 skuadra

Kritikat e shumta për Botërorin që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, tashmë FIFA ka menduar t’i shuajë me shtimin e skuadrave pjesëmarrëse.

Nga Abu Dhabi ku mori pjesë në mbrëmjen gala të Globe Soccer Awards 2019, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se organizmi që ai drejton po mendon të përfshijë edhe ndonjë shtet tjetër veç Katarit.

Po shohim mundësinë nëse mund ta zgjerojmë me 48 skuadra, sepse pjesëmarrja në Botëror është shumë e rëndësishme për një shtet. Nëse do ta zgjerojmë me 48 skuadra, atëherë mund të jetë e mundur të përfshijmë edhe ndonjë shtet tjetër për organizimin veç Katarit që ka tashmë infrastrukturën e përshtatshme”, tha kreu i FIFA-s.