Vjen largimi i janarit nga Real Madrid, ‘ylli’ i skuadrës: ‘Faleminderit për gjithçka!’

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ka lënë të kuptohet se ai do të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së janarit.

Portieri nga Kosta Rika përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram përshëndeti të gjithë fansat e Real Madridit.

“Faleminderit për gjithçka”, shkroi Navas duke e shoqëruar me një foto përshëndetëse.

Edhe para se Navas ta publikonte këtë postim në llogarinë e tij në Instagram, spekulimet për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Arsenali ka ofruar 16 milionë euro për të transferuar Navas.