Pse nuk vdes, pse?! Policia australiane vrapon pas merimangës, ditën e Vitit të Ri

Një burrë me “frikë serioze’ ndaj merimangave, bëri nJë telefonatë emergjente në Polici në Australinë perëndimore, ditën e Vitit të Ri. Sipas policisë, një kalimtar vuri alarmin pasi dëgjoi një fëmijë “që ulërinte” dhe një burrë që bërtiste vazhdimisht: “Pse nuk vdes?”

Por, policët, pasi mbërritën në një shtëpi në periferi të Perth, gjeti një burrë që thjesht po përpiqej të vriste një merimangë.

Në një mesazh në Twitter, policia tha se nuk kishte pasur të lënduar nga incidenti - “përveç merimangës”: “Është gjë e madhe që është një incident ku përfshihet vetëm një merimangë”.

Policia e Wanneroo e fshiu mesazhin e mëparshëm në Twiiter, që jepte lajmin në mediat sociale lidhur me thirrjen mergjente. Z. Dinnison tha më vonë vonë se kjo u bë pasi në fotografi, ishin kapur disa pamje të sistemeve të të brendshme të Policisë.

Si përfundim, nuk është e qartë se çfarë lloj merimnage u vra, po Australia ka disa lloje nga më helmueset në botë./SYRI.NET