Injorohet Morata dhe Giroud, trajneri i Chelseas kërkon të transferojë këtë sulmues

Maurizio Sarri nuk është i kënaqur me Alvaro Moratan dhe Olivier Giroudn, prandaj po kërkon një sulmues të ri.

Skuadra londineze thuhet se është e gatshme që ta transferojë Hirving Lozanon nga PSV.

Sulmuesi meksikan u ka bërë me dije bluve se ai është i gatshëm që të kryejë një lëvizje drejt ‘Stamford Bridge’, por Chelsea fillimisht duhet t’i paguajë skuadrës holandeze plot 40 milionë euro.

Në garë për transferimin e meksikanit janë skuadra të njohura si: Milan, Dortmud dhe PSG.