Tërmet në Italinë qëndrore, lëkundje të reja natën

Lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në Italinë qëndrore: toka është shkundur në zonën e L’Aquila gjatë natës. Tërmeti qe 2 ballë, ndërsa ai i djeshmi 4.1 ballë. Lëkundjet e gjata të tokës nuk shkaktuan dëme, por ama sollën shumë frikë tek banorët.

Ndërkohë, inspektimet e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti vazhdojnë në Santo Stefano. Dje teknikët kontrolluan 255 nga 4943 kërkesa në total. Nga 88 komplekse shkollore, janë kontrolluar 47.

Numri i personave të zhvendosur është 1096. 300 persona kanë gjetur strehim vetë, ndërsa 794 janë vendosur në hotelet në rajon./SYRI.NET