Një 'mirëmëngjes' me fishekzjarre nga Rama

Kryeministri Edi Rama i ka përshëndetur qytetarët shqiptarë sot sërish me një urim dhe një panoramë fishekzjarresh nga nata e parë e Vitit të Ri në Tiranë. "Mirëmëngjes dhe me këtë moment spektakolar të sekondave të para të Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në Facebook.