Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Vaun e Dejës

Një banesë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14 në fshatin Kosmac të bashkisë së Vaut të Dejës.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të pamundur për shurjen e flakëve të zjarrit, po banesa është shkrumbuar në pjesën më të madhe të saj.

Banesa është në pronësi të shtetasit Teofik Gerbeti i cili jeton në Itali dhe përdorej si magazinë. Si pasojë e flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale.