Milan shumë pranë ish-sulmuesit të Napolit

Milani është në kërkim të një sulmuesi në janar dhe pasi është refuzuar nga Luis Muriel, i cili ka zgjedhur Fiorentinën para tyre, tashmë i ka hedhur sytë nga Italiani, Manolo Gabbiadini.

Ish sulmuesi i Napolit nuk ka mundur që të gjejë hapësira tek Sauthampton dhe po kërkon largimin, teksa Kuqezinjtë po kërkojnë një zëvendës për Gonzalo Higuain.

Sipas mediave italiane, kalimi i tij pritet që të bëhet në janar.

/Ariglon Pali/Syri.net/