Ku është CV e Ministrit të Jashtëm? Rama fyen gazetarët: Cakaj ka lexuar më shumë libra se të gjithë ju

Gjatë një konference me gazetarët kryeministri Edi Rama përmendi edhe ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakajn. Rama u shpreh se ky i fundit është një njeri shumë pranë vizionit të qeverisë.

Por Rama nuk i shpëtoi pyetjes së një gazetari.  Kryeministri u pyet se a do të ishte më mirë që këtë post ta merrte vetë kryeministri, duke ndjekur shembullin e homologut të tij grek si dhe po ashtu edhe për CV-në e ministrit të ri e cila sipas gazetarit nuk figuronte askund duke ia kërkuar kryeministrit që t’ja tregonte. Kryeministri u përgjigj duke thënë se Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë nga të gjithë bashkë gazetarët që ndodhen në sallë.

“Gent Caka do të tregojë CV-në sapo të dekretohet në postin e ministrin. Neveris çdokënd që nenvizon “kosovarin” si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Është vendosur ministër për atë që ai përfaqëson si një nga njerëzit më të ditur që kam njohur në jetën time. Një djalë që është shumë pranë vizionit, programit dhe mënyrës së të parit të gjërave me familjen tonë politike.  Moshën do të diskutojmë? Nuk mendoj se ky është një moment për këtë.

Ka patur ministra të jashtëm në vende të tjera me shumë më tepër pëshë në botë edhe më të rinj se ai. Zgjedhja është bërë më meritë dhe aftësi. Nga ana tjetër, Bushati është ministri më i mirë që kemi patur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën e demokracisë. Aman mo, kemi patur Aldo Bumçin si ministër të jashtëm i cili nuk ka bërë asgjë për politikën e jashtme, nuk ka nxitur asnjë debat të jashtëm që të përfaqësonte shtetin shqiptar. Kush nga ju foli për këtë (?) Askush!”, u tha Rama gazetarëve.

Rama tha më tej për ministrin e jashtëm: “Është një zgjedhje për meritë. Se ka lindur në Prishtinë nuk duhet ta shohim si diversant. Çfarë problemi ka? Përkundrazi”.