Gremisu farë e keqe!

Meqenese Edi Rama u mor sot publikisht me Aldo Bumçin që sipas tij ishte një hata për Shqipërinë që u zgjidh Ministër i Jashtëm. Edi Rama duke qenë se ti më ndjek vazhdimisht me statuse sepse ti për ketë rron. Aldo Bumçi është nipi i Imzot Luigj Bumçit, minister në qeverinë e Turhan Pashës në vitin 1919, një nga figurat më të ndritura të Shqiperisë së viteve 1910 - 1940. Aldo Bumçi ka stërgjysh nga nëna Pashko Vasën që po të ishte gjallë dhe të shikonte katastrofën ku e ke çuar Shqipërinë në 5 vite qeverisje me siguri do të ta kishte kënduar një vaj.

Tani për ty Edi dhe ata Fu-ksat që ke rrotull që me siguri do të të sjellin këtë status, ti djali i kujt je? Nipi i kujt je? Djali i Kristaqit deputet në nomenklaturën komuniste dhe i Spiro Kolekës që vranë e prenë njerëz të pafajshëm.

Edi, ti je sëmundja më e keqe që mund ti bjerë trupit. Ti me Aldo Bumçin je si nata me ditën në shumë aspekte. Dallimi është i qartë. Shiko familjet nga vini. Njëra familja qe dha martirë për Shqipërinë dhe tjetra ajo e jotja martirizoi Shqiperinë për kolltukun e saj. Gremisu farë e keqe!