Kemi vënë bombë’, evakuohet televizioni ANT1 në Athinë

Një alarm për bombë në televizionin Antena në Greqi ka alarmuar policinë.

Një person i panjohur telefonoi rreth orës 20:00 të së dielës, duke paralajmëruar se pas një ore do të shpërthejë një bombë.

Ky alarm kë bërë që të evakuohet i gjithë televizioni.

Menjëherë mbërritën forca të shumta policie dhe Departamenti i Çaktivizimit të Eksplozivëve, por nuk arritën të gjenin asnjë lëndë shpërthyese.

Thirrja telefonike u bë dy javë pas sulmit që iu bë televizionit SKAI.