FOTO/ Mënyra speciale e Lorik Canës për të nderuar Fadil Vokrrin

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka marrë pjesë në Turneun Memorial “Fadil Vokrri”, që u mbajt në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

“KF Prishtina, Gjenerata e Artë e viteve të 80-ta” , ka shkruar Cana në Instagram në shenjë nderimi për Vokrrin, ku me këtë rast ka bërë një foto me Gramoz Vokrrin (Djali i Fadil Vokrrit) me fanellën numër 9.

Në këtë turne morën pjesë figura të ndryshme në shenjë respekti për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.