Në 4 janar bllokohet autostrada Tiranë-Durrës! Ja arsyeja

Nga 4 janari autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet. ARRSH njoftoi se paralizimi i automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar.

Lëvizja në autostradë nga mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Ndërkohë trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.