Një anektodë me aktorin e madh Aleksandër Moisiu

Nga Aurenc Bebja, Francë

Gazeta franceze, “L’Européen”, ka botuar, më 11 mars 1931, në faqen n°5, një anekdotë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Homazh për interes

“Aleksandër Moisiu, aktori i madh austriak, është mësuar me duartrokitjet dhe homazhet e turmave dhe është krejt e natyrshme për të që t’a lavdërojnë. Kohët e fundit, ndërsa po zbriste shkallët e hotel “Europa”, në Salzburg, një vajzë e vogël në publik nxitoi t’a takonte dhe i dha një kurorë me trëndafila të purpurta.

— Ah ! Trëndafilat e bukur! - reagoi Moisiu duke i marrë. — Dhe sa aromë të mirë që kanë ! Faleminderit, vogëlushe…

Por vogëlushja, duke e parë që po vazhdonte rrugën e tij :

— Hej ! Zotëri ! Ju më detyroheni tri shilinga ! ...”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania